Menjëherë pas transmetimit të videos live të vizitës së kryeministrit Edi Rama në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shkuar menjëherë atje dhe ka zbuluar se vizita nuk ishte zhvilluar sot.
“Kryeministri mashtron në çdo moment dhe duhet demaskuar në çdo sekondë. Shpërndan video live duke thënë që është projekt i qeverisë shqiptare. Ja ku është tabela ku tregon që është projekt i qeverisë gjermane, tashmë po vjedh edhe projektet gjermane. Projekti tashmë duhet kishte mbaruar ndërkohë Rama vjen e bën show mediatik. Po të kishte fytyrë le të ballafaqoheshe kur ishin studentët jo sot kur ikën nëpër familjet e tyre.
Duhet të shkonte aty ku po i bie tavani në kookë studentëve. Nuk do të ndahem këmba këmbës mbas çdo mashtimi tënjd, iku koha kur mund të fallsifikoje e mashtroje”, u shpreh Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post