Në një prononcim kryeministri Rama deklaroi se agjensia Standard & Poor’s ka rritur pikëzimin për ekonominë shqiptare nga B në B+. Por çfarë është kjo agjensi? Standard & Poor’s nuk është asgjë tjetër veçse një agjensi private dhe fitimprurëse me seli në New York, e cila vlerëson besueshmërinë e kredidhënies së shteteve dhe bizneseve.
Por reputacioni i besueshmërisë së kësaj agjencie ra në nivele skandaloze gjatë krizës së kredive të strehimit në SHBA disa vjet më parë, ku u akuzua për korrupsion në bashkëpunim me bankat e mëdha për fshehjen e praktikave të mashtrimit ndaj qytetarëve amerikanë në disa skema të komplikuara financiare, gjë që shkaktoi rreth 8 milionë amerikanë të papunë. Si e tillë, vlerësimi i dhënë prej saj, nuk duhet marrë shumë për bazë, pasi mund të jetë informacion i sponsorizuar.
Diskutime rreth kësaj post