Ditën e sotme do të zhvillohet protesa e madhe e radhës e opozitës.Sipas renditjes, kjo është protesta e shtatë e opozitës. Policia ka marrë masat e nevojshme për ruajtjen e rendit, ndërsa mësohet se janë angazhuar 1300 efektivë.
Gjithashtu përpara kryeministrisë, janë vendosur edhe gardhet metalike, që janë vendosur thuajse në çdo protestë.Edhe këtë herë, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në Tiranë.
Ai ka njoftuar në Twitter se do të udhëtojë në Lezhë, ku do të prezantojë kandidatin për bashkinë, Pjerin Ndreun.Mësohet se policia i ka dhënë leje opozitës vetëm dy orë për protestën para kryeministrisë.
Diskutime rreth kësaj post