Kryeministri Rama ka folur në përfundim të seancës së pasdites duke iu përgjigjur pyetjes nëse e ka fyer Berishën.
Rama tha se ka folur nëpër dhëmbë, duke theksuar se duhet të merren me aspektin serioz të situatës.
I pyetur nëse iu drejtua Berishës me fjalët i rrjedhur, Rama nuk dha komente, por shtoi se fjalët e tij për Berishën i kishin dalë nga shpirti.
Ai e ka cilësuar drejtimin e Kuvendit të mëparshëm nga Ilir Meta si një klub të dehurish ndërsa tha se opozita duhet ta kuptojë se kjo kohë ka përfunduar.
“Opozita nuk po bindet që Kuvendi nuk është klub të dehurish siç ishte deri më 25 Qershor. Keqardhja bëhet më e thellë kur e përdorin lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj. është rihapur çadra dhe është rivënë pllaka e gramafonit…” – tha Rama.
Demokratët akuzuan Ramën se ka fyer Berishën dhe së bashku me LSI kërkuan përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit.
Diskutime rreth kësaj post