Kryeministri Edi Rama, një ditë pas prezantimit të aksionit për “Pastrimin e Shqipërisë që Duam”, vijon të bëjë apel për ndërgjegjësim në lidhje me ndotjen.
“Krenarë për Shqipërinë? Dakord! Po si do i’a bëjmë plehrave që plot krenarë ndër ne, i hedhin mbi trupin e Shqipërisë ashtu siç asnjë pushtues nuk i hodhi kurrë?!
Duam një Shqipëri më të fortë? Dakord! Po si mund të bëhet më e fortë Shqipëria e sulmuar nga të katër anët nga plehrat që bijtë e saj hedhin kudo?!
Shqipëria destinacion i ri turistik në Mesdhe? Dakord! Po si do ta heqim njollën e turpit që i vëmë vetes në sytë e çdo turisti që mrekullohet nga bukuritë e këtij vendi dhe tmerrohet nga plehrat që njerëzit e vet i hedhin vendit të tyre mbi fytyrë?!
SË BASHKU T’I JAPIM FUND KËSAJ HISTORIE QË NA TURPËRON TË GJITHËVE. TANI!,” shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post