Ditën e mërkurë u përurua në Tiranë godina e Autoritetit të Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, një qendër ku çdo i interesuar mund të lexojë dosjet e personave të përndjekur dhe të përgjuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, si dhe të mësojë cilët ishin autorët e këtyre përndjekjeve.
Ngritja e kësaj qendre ishte një premtim kyç që Berisha u bëri të përndjekurve, kur në 2011-n theksoi se: “ngritja e qendrave të memorjes kombëtare përbën një hap jetik për të vendosur shtetin ligjor në Shqipëri dhe për të dënuar inkuizicionin e diktataturës më të të egër komuniste që ka njohur Europa”.
Ndaj, hapja e kësaj qëndre është një premtim i realizuar nga ana e Kryeministrit Berisha (ndonëse nga një qeveri tjetër).
Gjithashtu, Rama ka bërë realitet edhe dy premtime të tjera kyçe të qeverisë së kaluar ndaj viktimave të regjimit të kaluar, avancimin e procesit të dëmshpërblimeve dhe ngritjen e dy muzeve kombëtar për të përkujtuar krimet e komunizmit, në Shkodër dhe në Tiranë./Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post