Ditën e sotme ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj kanë zhvilluar një vizitë në Elbasan, në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta me biznesin.
Detajet lidhur me këtë takim ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë me dije se së shpejti nuk do të ketë inspektorë në dyert e biznesit të vogël, por vetëm kontroll digjital. Gjithashtu Rama shton se programet e nxitjes së punësimit janë një lehtësi tjetër për biznesin, pas paketave të ndihmave gjatë pandemisë.
Postimi i Ramës:
“Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe Drejtore e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në Elbasan, në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta me biznesin.
ZERO TAKSA, ZERO TVSH dhe së shpejti ZERO INSPEKTORË NË DYERT E BIZNESIT TË VOGËL, por vetëm kontroll digjital
Programet e nxitjes së punësimit janë një lehtësi tjetër për biznesin, pas paketave të ndihmave gjatë pandemisë.”, ka shkruar Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post