Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë në një vizitë zyrtare në Vjenë. Kreu i qeverisë shkruan se vizita është zhvilluar në kuadër të mbështetjes të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU.
Rama thotë se synohet një lidhje strategjike për programet Vizionit “Shqipëria2030”.
“Vjenë – Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria2030, që synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post