Fotot e mëposhtme tregojnë disa nga momentet pikante, gjatë intervistës në një sallë të madhe që iu bë dy kryeministrave.
Nga fotot duket se Vuçiç është vënë në siklet, sidomos në momentet kur Rama i ka përmendur se Serbia duhet ta njohe Kosovën dhe Trepça është e Kosovës.
Në titullin e lajmit të agjencisë “B92”, theksohet ajo që tha në fjalën e tij Vuçiç, kur tha se në Serbi e quajnë mik të shqiptarëve ndërsa nënvizoi se nuk do të kandidojë për president të Serbisë.
“Ata thonë se budallai Vucic do të fitojë Presidencialet”, shkruan “B92”.
Agjencia serbe e lajmeve “Kurir” shkruan “Fjalimi nga kryeministri serb Vucic dhe ai shqiptar Rama: Ne kemi ndërtuar besim me shqiptarët!”
Ndërsa “Blic” i bën jehonë deklaratës së kryeministrit shqiptar, kur shkruan: “Kryeministri i Shqipërisë, Rama: Do të jetë shumë më mirë, nëse Serbia e njeh Kosovën”.
Diskutime rreth kësaj post