Po hyjmë në javën e tretë të shtatorit, dhe ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë ndryshim në qeveri.
Për këtë çështje e ka pyetur disa herë gazetarja Eni Vasili në emisionin “Open” por disa herë Rama i është shmangur përgjigjes.
“Tani do flasim prap për veten, apo për ata?”, ka përsëritur kryeministri Rama.
Por kur gazetarja ka insistuar duke e pyetur se cili është ministri më i mirë dhe ai më i keq në qeveri, Rama ka paralajmëruar se çdo ministër do marrë “notën” pas ditës së hënë.
Pyetjes se cili është ministri që ka punuar më mirë dhe më keq në qeveri deri tani?
Rama i është përgjigjur se shkolla fillon të hënën dhe notat vihen pas të hënës.
Diskutime rreth kësaj post