750 mln dollarë të ardhura më shumë në buxhetin e shtetit.
Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama sot në një konferencë për mediat, teksa foli për zhvillimin e ekonomisë përgjatë këtij viti.
Deklarata e Ramës:
“Flasim për një rikthim të fuqishëm të ekonomisë, pas rënies së madhe të vitit të shkuar. Shifrat për 11 mujorin për të ardhurat është 750 mln dollarë të ardhura për akrën e shtetit nga puna e njerëzve dhe e kompanive. Se nuk vijnë nga qielli. Janë 750 mln dollarë shumë se vjet që gjë percepton se Shqipëria punon. Është një vit ekonomik ku jo vetëm për ne rritja është shumë më e lartë se ajo që do të konsiderohej natyrale. Ama ne ndërkohë na është dhënë mundësia që të bëjmë një buxhet për vitin e ardhshëm me një rritje 7.8 % të të ardhurave, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Jemi duke parë rritje domethënëse të eksporteve. Në sektorin e prodhimit ushqimor, nga toka dhe deti kemi dy korsi të qarta; korsia e asaj bujqësie, blegtorie dhe peshkim që është orientuar si një punë sipërmarrëse dhe ka stimuluar bashkimin e njerëzve dhe të atyre që vazhdojnë të bëjnë bujqësi me një ngastër dhe shohin nga qielli që qeveria t’ju japë dorën. Por përgjigja është; bashkimi.”, pohoi ai.
Diskutime rreth kësaj post