Kryeministri Edi Rama ka parë sot nga afër punimet në shtëpitë individuale në Xhafzotaj të Shijakut. Së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetarin e Bashkisë Elton Arbana, Rama ka parë nga afër 3 shtëpi të përfunduara, që më parë ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë vizitës në këto banesa Rama nuk i kurseut batuta me ministrin Ahmetaj.
Dialogu;
Ahmetaj: 300 njësi individuale do përfundojnë brenda 31 dhjetorit. Dhe shkollat, disa brenda nëntorit dhe disa do jenë gati deri në fund të dhjetorit.
Kryefamiljarja: Merre një karamele.
Rama: Mos e vrit mendjen fare.
Familjarja: Po merre një për lezet.
Rama: Hajd se po e marr një për lezet.
Arbana: Do dorëzojmë 100 celësa për 100 shtëpi individuale brenda 31 dhjetorit. Të tjerat do jenë gati brenda 15 janarit për shkak të disa problemeve të vogla.
Te shtëpia tjetër, pas përfundimit të inspektimeve:
Familjarja: Merrni ndonjë nga këto ëmbëlsirat.
Rama: Jo se jemi ëmbëlsuar gjithë rrugës, këtij jepi se ky është i hidhur, ne të tjerët jemi të ëmbël vetë.
Rama: Bravo bravo shumë bukur e keni bërë, mrekulli.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post