Dita e sotme e fushatës elektorale e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Tepelenë, ku nuk ka hezituar të thumbojë Bashën dhe Berishën.
Rama bëri edhe batuta për kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin duke përmendur kohën se “porosit shi për bereqet”.
“Nuk ka nevojë të zgjatemi me Lulin se e keni dhe dhëndër në Tepelenë megjithatë Tërmeti thotë se dhëndurët i keni për ujë. Megjithatë ka dhe më keq, imagjino të kishit Saliun dhëndër. Mos harroni se në fund të ditës, më 25 prill do vendosni se çfarë Shqipërie do të keni në 2030, e ardhmja për fëmijët tanë apo do kemi prap një rënie me këmbë përpjetë poshtë sic ka ndodhur sa herë shqiptarët kanë shkuar pas recetave çudibërëse.
Nuk bëhet vendi me receta çudibërëse, por me punë e durim të madh. Nuk ngjitesh dot në majë nëse nuk ke vendosmërinë të durosh, edhe kur rrëzohesh të ngrihesh. Ne jemi ngjitur deri në një pikë, maja është e lartë por duhet t’ja dalim dhe do t’ja dalim. Ditët e mira janë para dhe e keqja është pas nesh.
Faleminderit dhe si gjithmonë kur vij në Tepelenë, Tërmeti porosit një shi për bereqet, kështu me bereqet me 25 prill se Tërmetin e kemi të sigurt.”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post