Kryeministri Edi Rama bën me dije se Departamenti Antishpifje ka konstatuar shkaqe për 23 padi ndaj Lulzim Bashës i cili zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët.
Në një postim në twitter Rama thotë me iroroni se Bashën e ka zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë, e sipas shefit të qeverisë ai po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës.
“Artist,jam i impresionuar!
Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje😳
Konferencë shtypi me diare intensive më thonë🤭
E di xhan e di,të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës😉
Mbahu fort🥚”– shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post