Me rritjen afro 10%, që qeveria ka parashikuar për pagat e arsimtarëve, kryeministri Edi Rama thotë se do t’i bëjë ata rrogëtarët me të mirëpaguar në vend.
Në një takim që ka zhvilluar me mësues e drejtues të shkollave të Beratit, Rama tha se 18 milionë lekë do të shkojnë vetëm në sistemin arsimor nga fondi prej 100 milionë lekesh, që qeveria do të vendos nga viti i ardhshëm për rritjen e pagave dhe pensioneve.
“Ne kemi bërë një rritje rrogash në fakt, nëse ju do ta masni me paratë që ju ngelen në xhep e jo me paratë që merrni në bordero, duke e ulur taksën e sheshtë që ishte 10% dhe duke bërë që paratë që mbeteshin në xhepin tuaj pavarësisht se rroga ishte po ajo, por kemi besuar e besojmë që nuk mjafton. Me këtë nuk po ju them që kjo që do bëjmë mjafton, por po ju them që kjo që do bëjmë i bën mësuesit nga rrogëtarët më të mirëpaguar në Shqipëri. Dhe faktikisht, rrit rrogën e mësueseve mesatarisht 10% e mesatarisht 10% është një shumë konsistente po të kemi parasysh që në tërësi, shteti do të vendosi 100 milionë dollarë plus një subvencion për rrogat dhe pensionet ku 18 milionë pre tyre janë vetëm për arsimin. Ju do keni të njëjtat taksa, sistemi i taksave nuk ndryshon, por do keni një rrogë më të lartë e nga kjo rrogë më e rritur do të përfitojnë 34 660 punonjës arsimor. Në pjesën e poshtme rritja do jetë shumë e fortë, në pjesën e punonjësve që hyjnë tek rrogat minimale. Rrogat e tyre do ti rrisim 35% në të gjithë fashën e rrogës minimale”, tha Rama.
Fundjavën kryeministri Rama e kaloi në qarkun e Beratit, ku ka inspektuar investimet e qeverisë në disa bashki, që kryesisht lidhen me Rilindjen Urbane.
Në Bashkinë e Beratit , Poliçanit, Çorovodës e Urës Vajgurore janë investuar për sheshet, rrugë, lulishtet dhe në diga mbrojtëse në lumin Osum janë investuar afro 650 milionë lekë nga portofoli buxhetor.
Diskutime rreth kësaj post