Kryeministri Edi Rama theksoi se është turp për Bashkimin Europian që kosovarët nuk lëvizin lirshëm në Europë.
Këtë deklaratë, kreu i qeverisë e bëri gjatë takimit të fundvitit me diplomatët, takim që u organizua në Kryeministri.
“Turp për BE-në që kosovarët nuk lëvizin lirshëm në Europë. Janë ndaluar që të jenë njësoj në të drejtën për të lëvizur lirisht.
Ky ndalim është shprehje e dobësisë që sot manifestohet nga BE-ja, ndërkohë që Kosova, si shteti më i ri i Evropës, ka nevojë të trajtohet njerëzisht. Kosova është kyç për sigurinë e BE-së dhe të Europës si e tërë”, deklaroi Rama.
Më tej, kryeministri foli edhe për marrëdhëniet me fqinjët:
“Kemi dëshirë që bashkë me fqinjët të ndërtojmë, pasi ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan.
Do vijojmë punën që marrëdhëniet tona me fqinjët të karakterizohen nga dialogu i hapur. Është me rëndësi që atmosfera e paqes dhe ndërveprimit të intensifikohet”.
Diskutime rreth kësaj post