Rama: 8 mijë vende në dispozicion të punëkërkuesve
Bashkia e Tiranës në Bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë çelën të enjten në Pallatin e Kongreseve Panairin e Punës – 2016, me pjesemarrjen e 130 kompanive dhe bizneseve që paraqesin oferta punësimi në sektorë të ndryshem, të tregtisë, hotelerisë, turizmit etj.
I pranishëm në hapjen e këtij Panairi, Kryeministri Rama tha se janë 8 mijë vende pune në dispozicion të punëkërkuesve, duke sqaruar se bizneset kërkojnë njerëz profesionistë.
“Është bërë një përpjekje e vazhdueshme e qeverisë për të ngritur një urë solide mes biznesit dhe punëkërkuesve. Në këtë panair ka nga të gjitha llojet e ofertave, Panairi i kaluar realizoi vetëm gjatë ditëve të funksionimit të tij, me ndërmjetësim mes sipërmarrjes dhe punëkërkuesve një numër mbresëlënës që rezultoi të jetë 800 punësime të menjëhershme dhe të tjera u realizuan pas tij”, tha Rama.
Këtë vit, theksoi kryeministri, “Panairi ka risi bashkëpunimin mes Ministrisë së Mirëqenies dhe Bashkisë së Tiranës. Këtë vit kemi rritje të sipërmarrësve dhe sot janë 130 sipërmarrje të suksesshme. Ata kërkojnë njerëz të kualifikuar, vijojnë të kenë problem mungesën e njerëzve të kualifikuar.
“Në këtë panairi janë 8 mijë vende pune në dispozicion të punëkërkuesve”, theksoi kryeministri.
Klosi: Në zyrat e punës, 31 mijë kërkesa për vende të reja pune
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në ceremoninë e hapjes u shpreh se “Janë 31 mijë kërkesa për vende të reja punë në zyrat e punës në vend”.
Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë. Kudo binzesi ka nevojë për profesionistë”, tha Klosi.
Ministri Klosi theksoi po vijon puna për reformimin e zyrave të punës në të gjithë vendin.
“Kemi 5 fishuar fonde për nxitjen e punësimit”, tha ndër të tjera Blendi Klosi, ndërsa vuri në dukje se ky event që do të qëndrojë i hapur nga data 28-30 prill, do të jetë mundësia më e madhe e biznesit për të pasqyruar të gjithë ecurinë e tij, prej nga nisja deri tek arritjet më të suksesshme në infrastrukturë, teknologji, inovacion, etj.Lider të kompanive shqiptare, administratorë të ndryshëm, do të jenë në një prezantim face to face me publikun e gjerë për të shpjeguar të gjithë ecurinë dhe rrugën e këtij suksesi.
Në këtë aktivitet marrin pjesë bizneset me të suksesshme, të cilat dotë kenë mundësi te promovojnë shërbimet dhe aktivitetin e tyre, si dhe të vendosin në dispozicion të publikut vendet e lira të punës të cilat ato disponojnë duke i plotësuar ato me burimet më të mira njerëzore.
vijon/
Diskutime rreth kësaj post