Kryeminsitri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë në Gjirokastër. Rama prezantoi programin e bujqësisë me fermerët e Gjirokastrës, ku foli mbi masat e qeverisë për të stimuluar bujqësinë në vend. Rama deklaroi se tashmë shteti do të jetë garant i kredive të buta që do të marrin fermerët. Sipas tij, 300 milion euro janë gati për 3 vitet e ardhshme. Kryeministri ka kërkuar bashkëpunim mes fermerëvem, pushtetit lokal dhe qeverisë qëndrore për financimin e projekteve konkrete.
“Shteti është garant për kreditë që marrin fermerët. Dhe kreditë me këtë mekanizëm do jenë kredi shumë të buta. Pra, financime me para të lirë për fermerët duke bërë të mundur që në procesin e investimit dhe prodhimit, secili mund të dalë me fitim. Sigurisht që nuk mjafton që kemi vendosur rreth 300 mln euro 3 vitet e ardhshme, sepse mund të mbeten aty pa u shfrytëzuar nëse ne nuk bëjmë projekte të besueshme, dhe të mundura për financim. Duhet punë intensive e përbashkët mes abshkive, fermerëve dhe qeverisë që të kemi sa më shumë projekte të tilla dhe të marrim sa më shumë nga ato para që janë në dispozicion të fshatit. Konkretisht, po marr një shembull, nëse në një fshat mungon pika e grumbullimit, atëherë është bashkia së bashku me këtë komunitet që përmes një projekti mund të marrë një financim për ta dnërtuar. Dhe pika e grumbullimit është pronë e këtij komuniteti. Nga të ardhurat e saj shlyen edhe rkedinë që do të jetë e garantuar nga shteti”, tha Rama.
“Kemi marrë një masë shumë kurajoze duke lënë në buxhet 20 % rimbursim për çdo produkt të shitur në rrugë, në rrugë formale, për të stimuluar formalizimin e bujqësisë dhe nuk e ka asnjë vend”, tha Rama.
Por sipas tij, fshati përveç bujqësisë ka nevojë për infrastrukturë, shërbime, shkolla etj. “Fshati nuk është vetëm tokë, prodhim e shitje, por ka nevojë dhe për infrastrukturë, shërbime, shkolla, çerdhe kopshte, kujdes shëndetësor. Edhe në këtë zonë njerëzit janë të vetëdijshëm se pavarësisht se ka ende shumë gjëra për të bërë ka një kthesë të rëndësishme në funksion të rritjes së cilësisë së bashkëjetesës komunitare përmes projekteve që kemi financuar që nga Gjirokastra qytet, këtu pranë”, tha kryeministri Rama.
Sipas tij, rritja e numrit të turistëve do të ketë impakt në ekonominë lokale dhe familjare të njerëzve që jetojnë në këtë zonë.
Diskutime rreth kësaj post