Efektivët e Renea, të Forcave Speciale Delta, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësisë Operacionale, do të përfitojnë nga “pako e madhe”.
Kjo është bërë me dije nga vetë kryeministri Edi Rama pak më parë, i cili thotë se kjo kategori do të marrë shpërblimin e fundvitit, shumën prej 20 mijë lekësh të reja.
“20 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe edhe për Efektivët e Renea, të Forcave Speciale Delta, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësisë Operacionale, shërbëtorë të ligjit dhe popullit në frontet më të vështira, familjet e të cilëve meritojnë mirënjohje e mbështetje në çdo kohë”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post