Pas tingujve të himnit kombëtar Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri, u betuan para Presidentit Ilir Meta duke nisur zyrtarisht detyrën si qeveritarë.
I pari që u betua ishte kreu i qeverisë Edi Rama rreth orës 17.00, i cili shtrëngoi dorën me kreun e shtetit, dikur aleati i tij qeverisës.
Pas leximit të formulës “Betohem në nderin tim se do zbatoj në përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet”, Rama dhe ministrat u betuan njeri pas tjetrit.
Në postin e zv.Kryeministres u betua Senida Mesi. Si ministër i shtetit për shqiptarët jashtë kufijve u betua Pandeli Majko.
Sonila Qato u betua si ministre e Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrësve.
Ditmir Bushati u betua si ministër i Jashtëm, Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm, Olta Xhaçka si ministre e Mbrojtjes, Etilda Gjoni si ministre e Drejtësisë.
Mirela Kumbaro u betua si ministre e Kulturës, Arben Ahmetaj si ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës, Lindita Nikolla si ministre e Arsimit dhe Sportit.
Ogerta Manastirliu u betua si ministre e Shëndetësisë, Damian Gjiknuri si ministër i Energjisë, Niko Peleshi si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Blendi Klosi si ministër i Mjedisit.
Diskutime rreth kësaj post