Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për InTV, ka rrëfuer për veten, jetën personale, por sigurisht edhe politikën.
I pyetur për kabinetin e ri qeveritar që ka deklaruar se do jetë gati në gusht, kryeministri ka thënë se ajo që do të formohet do të jetë një qeveri e vogël.
“Do bëjmë një qeveri të vogël besoj, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë me më pak në cdo aspekt”- tha ai.
Pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar. “Patjetër që do t’ua zbulojë, por nuk e kam akoma të qartë se kush do jetë ku”- tha ai.
A do të ketë kabineti emra të rinj? Rama përgjigjet shkurt: Po emra të rinj, patjetër.
Diskutime rreth kësaj post