Deputeti Ralf Gjoni ka komentuar vendimin e opozitës, për t’u ulur në një tryezë të përbashkët me qeverinë.Gjoni ngriti pikëpyetje mbi kthesën e bërë nga PD dhe nga LSI, ndërsa e quajti kohë të humbur gjithë muajt në të cilët opozita doli jashtë sistemit.
Gjoni tha se marrëveshja ka ende shumë të panjohura, ndërsa përgëzoi kolegen e tij Rudina Hajdari, e cila vendosi që të mos e hidhte firmën e saj, pa një dakordësi me deputetët.
“Pasi të njihem me marrëveshjen, fillimisht duhet ta kuptoj se cilët janë pjesëmarrësit e saj.Veçanërisht pas tryezës së djeshme, kryefjala jonë mbetet ndryshimi i sistemit zgjedhor, që është një nga kërkesat e shqiptarëve. Nëse shkoni ju si media atëherë do të kuptoni se shumica e shqiptarëve kërkojnë ndryshimin e sistemit. Zonjës Hajdari iu paraqit një tekst i panjohur më parë, konfirmon dorën tonë të shtrirë për të gjitha palët, e cila do ti shërbejë popullit dhe do të bëhet me ndihmën e ndërkombëtarëve”, deklaroi Gjoni për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post