Amerikanët duken të vendosur për t’i dhënë fund korrupsionit në Ballkan. Sali Berisha duket se nuk ishte i vetmi, pasi dje DASH ka nisur reprezaljen dhe në Bullgari. Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendimin për të shpallur “non grata” pesë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë në Bullgari.
Deputeti Ralf Gjoni tha nga Kuvendi se ky është lajmi më domethënës në 10 vitet e fundit.
“Për mua është lajmi më domethënës në 10 vitet e fundit. SHBA ka vendosur të përfshihet në Ballkan. Nuk është një shuplakë ndaj Bullgarisë, pasi nuk prek vetëm atë. Ne kjo gjë na prek në Tiranë. Është një shuplakë shumë e fortë edhe për Gjermaninë edhe për Brukselin pasi kanë vite që kanë mbyllur sytë ndaj korrupsionit në Ballkan”, – u shpreh Ralf Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post