Deputeti i Kuvendit Ralf Gjoni e ka quajtur një lojë politike gjithçka që ndodh në Shqipëri, duke nisur nga emërimet në Gjykata dhe deri te Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.
Sipas tij, as ambasadorët e SHBA nuk mund të sjellin drejtësinë në këtë vend, pasi janë ndërruar shumë dhe asnjëherë nuk mund të ketë drejtësi pa u ndryshuar sistemi zgjedhor.
Ai i propozon deputetëve të votojnë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, madje që ditën e sotme, ndërsa ka debatuar edhe me deputetin Halil Jakimi, i cili i kërkoi llogari se përse Gjoni u shpreh se Taulant Balla po diskutonte ndryshim sistemi me deputetë që “nuk kanë folur asnjëherë në Kuvend”.
“Çdo gjë që po ndodh sot është lojë, nga Gjykata, komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit ilir Meta.
E pres me kërshëri shkarkimin e Presidentit Meta. Jam dakort me ju zoti Ruci se ky institucion duhet të ushtrojë presion mbi institucionet e pavarura. Iku Lu-ja erdhi Kimi, do iki Kimi do vijë Xhimi dhe prapë Qerimi nuk do ketë drejtësi. Ku është Gjykata Kushtetuese, ku është Gjykata e Lartë. Ambasadorja e SHBA shkon te kolegji i Apelit dhe bën thirrje për ndalimin e lojërave politike. Por kush po luan? PS, PD, LSI, të treja bashkë në krevat, Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama, Taulant Balla në emër të socialistëve që nxit ndryshimet kushtetuese me deputetët që nuk kanë folur njëherë në jetën e tyre për listat e hapura.
Unë shkoj në Komision se kam besuar se do ndryshonim sistemin. Po vijmë në fund të korrikut dhe nuk po diskutohet për ndryshimin e sistemit. Pse PD kërkon papritur hapje listash. A keni këllqe?
Unë nuk bëhem pjesë e asnjë loje. Demokracia kërkon transparencë dhe proceduar, dhe ju kërkoj që t’i jepni drejtim propozimeve tona dhe të shohim ku qëndron çdo deputet, në cilin krah.
Mjaft me lojëra në sistemin politik. Nuk mund të ketë ndryshime sistemit të drejtësisë nëse nuk reformohet sistemi politik”, – tha Gjoni ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post