Kryebashkiaku aktual i Kamzës, Rakip Suli, ka hedhur akuza në drejtim të paradhësit të tij, Xhelal Mziu. Në një intervistë televizive ai shpjegoi se ka kallëzuar tre herë në SPAK Mziun për shkak të vendimeve të padrejta të marra nga ky i fundit.
Suli theksoi se ende nuk ka marrë një përgjigje lidhur me këto kallëzime, ndërsa theksoi se SPAK ka marrë të gjithë dosjen në lidhje me çështjen.
“Kallëzimi parë është bërë para një viti, kallëzimi i dytë afërsisht para një viti dhe i treti para disa ditësh. Këtu nuk kemi të bëjmë fare me kohën zgjedhore që kemi, por në vijimësi të paligjshmërisë që vërehen dhe shumë shpejt mund të jemi në kalbëzimin e katërt dhe se për çdo shkelje që do kap do i kallëzoj në SPAK. Ne s’kemi marrë ende përgjigje nga SPAK, por ka marrë të gjithë dosjen e kësaj çështje”, tha ai.
Teksa ka përmendur disa nga vendimet e marra nga Mziu ai u shpreh se ky i fundit kishte nisur një procedurë për një thertore, si edhe ka dhënë sipas tij leje për linjën e autobusit në Paskuqan. Ai hodhi akuza në drejtim të Mziut duke thënë se është abuzuar nga ana e kryetarit për të përfituar.
“Pas një auditimi të brendshëm është gjetur një procedurë e nisur dhe për dhënien e një leje për linje autobusësh në njësinë Paskuqan, ku fituesi ka dalë në 20.1.2017 dhe brenda 60 ditësh duhet të lidhet kontrata me fituesin me linjën e autobusëve dhe nuk është lidhur dhe kjo është bërë me dy vite më vonë. Në dy vite në këtë zonë që doli filtruesi kush e bëri këtë biznes, a funksioni kjo linjë. Kam bindjen që këtu është abuzim i drejtpërdrejtë i ish-kryetari të bashkisë për qëllime ekonomike, se cila është arsyeja tjetër”, tha Suli.
Suli u ndal edhe tek lejet e ndërtimit se sipas tij, Mziu ka dhënë lejë pa marrë 3% nga investitorët privatë për llogari të bashkisë duke i shkaktuar një dëm ekonomik kësaj të fundit. Ai u shpreh se edhe për këtë është bërë një kallëzim në SPAK.
“Nga ish-kryetari janë dhënë tre leje ndërtimi ku tek asnjëra, që janë me sipërfaqe mbi 2000 metra katror, nuk është bërë marrëveshja për kalimin e kësaj pasurie sipas 3% në pronësi të Bashkisë së Kamzës, duke u nisur nga auditi për këtë problem kemi bërë një kallëzim në SPAK. Ky 3% merret objekt sipërfaqe apartamenti në funksion të familjeve për strehim social dhe nuk është aplikuar nga Mziu. Ky 3% është bërë për shtresën më në nevojë dhe kjo sipërfaqe apartamentesh në pronësi të bashkisë ka mundësi të strehojë familje në nevojë”, tha Suli.
Diskutime rreth kësaj post