Ilir Meta, Presidenti i vendit duket se po udhëton në një shtet tjetër për vizitë zyrtare.
Por rrugën për në Rinas e ka devijuar në një fshat të Krujës. E kemi fjalën për Bubqin, fshatin ku banon një nga gjyshet më të famshme në Shqipëri. Ija e Besit.
‘Të dashur miq, nuk mund të nisesha për në Rinas pa ndaluar në Bubq tek Ija e Besit’, shkruan Presidenti Ilir Meta në një statur në Facebook.
Duhet thënë se çifti presidencial, nën drejtimin e LSI-së ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Besin dhe Xhensilën teksa e kanë ‘’djegur” dhe në dasmën e tyre.
Nga ana tjetër Ija së fundi është bërë pjesë dhe e zhvillimeve teknologjike, teksa ka ‘’cmendur” rrjetin pas hapjes së faqes së saj në Instagram.
Bashkë me ta shihet në foto dhe Besi, ndërsa nuk ka munguar mezeja me domate dhe ullinj.
Diskutime rreth kësaj post