Nga Spartak Ngjela
Raketat e amerikanë të lëshuara me urdhër të presidentit Trump, goditën njëherësh: Damaskun, Moskën dhe Çadrën e Saliut në Tiranë.
Goditja e Sirisë ka ngjallur shumë përkrahje optimiste në Europë.
Po në Shqipëri?
Injoranca e politikës provinciale shqiptare ka krijuar gjithmonë ilaritet dhe tallje nga qarqet e larta të politikës perëndimore.
Halli i madh i Saliut në 20 vjet ka krijuar gjithmonë një simbolikë politike qesharake.
Kështu ngjau edhe këtë herë: ai priste të fitonte me krijimin qesharak Soros, dhe sot, me Saliun dhe me mbështetësit e tij në Amerikë u tall Departamenti i Shtetit amerikan duke e quajtur hapur çështjen Soros “një krijim qesharak”; mendoi të krijonte involvim rus në Shqipërinë e tij virtuale, dhe u godit nga raketat tomahouk në Siri; tani Saliut nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë i qetë hetimin e afërt bashkë me të tjerët.
Por tani ka ardhur te pika e “dilemës hamletiane”: të hyjë apo të mos hyjë në zgjedhje, domethënë, të rrojë apo të mos rrojë më politikisht.
Megjithatë ai ende po pret. Për të qeshur është… Saliu, is waiting for Gogot… është duke pritur Godone.
Po të tjerët afër tij çdo të bëjnë?
Diskutime rreth kësaj post