Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë tashmë “syrin” e tyre për vëzhgimin e hapësirës ajrore. Për ndërtimin e radarit në malin e Midës, sipas asaj që shkruan ministrja Olta Xhaçka në një postim në Facebook, u shpenzuan 22 milion dollarë, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milion donacion i SHBA.
Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka pasur në dekada, shprehet më tej ministrja e Mbrojtjes.
“Qeveria shqiptare, përmes ministrisë së Mbrojtjes, ka një vëmendje të madhe ndaj forcimit të kapaciteteve tona. Ky radar që shohim është pjesë e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore. Është një nga investimet më të mëdha të ministrisë së Mbrojtjes.”, – shkruhet në njoftim.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post