Mëngjesin e sotëm, një lajm i trishtë është mësuar, ku bëhet me dije se gruaja që humbi jetën, pasi u rrëzua nga pallati në zonën e Komunës së Parisit, është aktivistja Arbëresha Mushani (Burazeri).
Ajo është një emër i njohur i arsimit dhe edukimit në Shkodër, një eksperte dhe aktiviste e shoqërisë civile e spikatur, u largua nga jeta në mënyrë të beftë vetëm pak ditë para ditëlindjes: me 1 korrik do të festonte 55- vjetorin.
Lajmin e trishtueshëm e kanë dhënë në rrjetet sociale familjarë, miq dhe kolegë të së ndjerës, teksa kanë përcjellë edhe ndjesitë e tyre për këtë humbje të madhe për familjen por edhe përtej.
Arbëresha Mushani ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në arsimimin e shumë brezave, teksa ka qenë e angazhuar në fushën e shoqërisë civile, me shoqata, organizata dhe institucione të shumta vendase e të huaja.
Diskutime rreth kësaj post