Indeksi sintetik i fekonditetit (numri i fëmijëve të lindur për çdo grua gjatë periudhës së riprodhimit) është në rënie konstante dhe të shpejtë. Në rang kombëtar indeksi sintetik i fekonditetit në Shqipëri vitet e fundit ra nga 1,48 fëmijë për grua në vitin 2017 në 1,32 në vitin 2021.
Të dhëna më të detajuara nga INSTAT tregojnë se indeksi i fertilitetit ka luhatje të mëdha në qarqe të vendit aq sa numri i fëmijë që erdhën në jetë nuk do të zëvendësoje njërin prind.
Për shembull në qarkun e Vlorës një grua në moshë riprodhimi lindi 0,9 fëmijë dhe më pak Korça me 1,15 fëmijë me 2021, ndërsa në krahun tjetër Dibra dhe Kukësi kanë ende IFS të lartë 2,31 dhe 2,26 fëmijë për grua. Që një popullsi të riprodhojë vetveten një grua në moshë riprodhimi duhet të lindë jo më pak se 2.1 dy fëmije, por Shqipëria që nga viti 2000, para më shumë se dy dekadash ka pasur një numër më të ulët lindjesh se ky nivel.
Sipas Monitor, qarqet e Jugut të vendit kanë përgjithësisht norma më të ulëta të lindshmërisë për shkak të emigracionit masiv në vitet e para të tranzicionit. Cikli i emigracionit në Veri po ndodh tani, ndërsa efektet në rënien e lindshmërisë tashmë kanë filluar. Treguesit e sotshëm të fertilitetit sipas qarqeve tregojnë se pas pak dekadash popullsia e qarqeve të Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës do të shkojë drejt shuarjes.
Diskutime rreth kësaj post