Nëse dikush dëshiron të ketë tre të dashura njëkohësisht dhe të mos ndihet në faj, mund të shkojë të jetojë në një qytet të Kinës, ku të paturit më shumë se një partnere është më se normale.
Dongguan është i pozicionuar në jug të Kinës. Aty mund të konsiderohet thuajse si normë që banorët të kenë 3 të dashura në të njëjtën kohë. Kjo pasi raporti i femrave dhe i meshkujve është në disbalancë, përkatësisht 89 meshkuj për çdo 100 femra.
Për disa mund të duket si një privilegj, por për banorët e këtij qyteti kinez të pasurit e disa të dashurave është diçka e domosdoshme.
Një burrë nga qyteti i Dongguan tha për mediat se është e turpshme për ta që të kesh vetëm një të dashur, pasi të gjithë do ta tallnin. E ndërsa një tjetër banor u shpreh se është më e lehtë për të gjetur një të dashur sesa një punë në qytet.
Situata është normale edhe për Xiao Lin, i cili tha për “Mail Online” se ka tre të dashura. Të gjitha e dinë për njëra-tjetrën.
“Shumë nga miqtë e mi po ashtu bëjnë të njëjtën jetë si unë”, tha ai.
Marrëdhënia e pazakonte vjen si pasojë e diferencës së madhe midis numrit të meshkujve dhe femrave në vend. “Është më e thjeshtë të gjesh një të dashur, sesa një punë. Unë kam tre të dashura dhe ato janë në dijeni të këtij fakti. Kjo konsiderohet si një gjë shumë normale. Ka kudo vajza të bukura të cilat janë të gatshme edhe të na ndihmojnë ekonomikisht vetëm për të patur një të dashur. Meqënëse është kaq e thjeshtë, përse të mos kem disa?”, thotë Xiao Lin.
Shumë meshkuj në Dongguan kanë punë prej të cilave nuk fitojnë shumë, por ata s’e kanë problem këtë gjë. Të dashurat e tyre të shumta do paguanin vetëm për të patur pranë tyre një mashkull.
Diskutime rreth kësaj post