Qyteti i Ukrainës Odessa, ka rihapur zyrtarisht disa nga plazhet e saj për ukrainasit, deklaroi Kreu i Administratës Ushtarake të rajonit, Oleg Kiper.
“Ne kemi nënshkruar një urdhër të përbashkët me komandantin e Grupit Operativ Strategjik të trupave të Odessa për daljen në det”, tha ai, sipas raporteve të agjencisë së lajmeve ukrainase.
Qëndrimi në plazhe do të lejohet nga ora 08:00-20:00 me orën lokale.
Lista e vendeve të aksesueshme do të integrohet me kalimin e kohës, teksa po kryhen disa inspektime në terren.
Diskutime rreth kësaj post