Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është kapur në befasi nga një zonjë e publikut të “360 Gradë” e cila ia tha në sy se LSI i hoqi ndihmën ekonomike.
Pjesë nga debati:
Kryemadhi: Sa nga ju jeni në punë këtu (i drejtohet publikut). Do të dijë ajo për mandatin tim, as nuk iintereson. Zonja të thotë nuk më intereson sepse edhe ti je si gjithë të tjerët.
Qytetarja: Njëherë që e mora ndihmën ekonomike erdhi LSI-ja dhe ma hoqi ndihmën. Me 4 fëmijë. Mirë shtëpinë që ma vodhën, por më vodhën edhe shpirtin.
Kryemadhi: E dini ju pse jua hoqën ndihmën?
Qytetarja: Ne shqiptarëve të shkretë na u mbyllën edhe rrugët e jetës. I përdor paratë tona për fëmijët e tu.
Kryemadhi: Dale dale se fëmijët e mij i mbaj vetë unë. Çfarë profesioni ke ti zonjë.
Qytetarja: Unë kam qenë inxhinjere. Po fabrikën na e mbyllët ju. Shyqyr që jam sot të përballem këtu me ju.
Kryemadhi: Ne dolëm në opozitë për gabimet e Selfos.
Qytetarja: Unë përfaqësoj shtresën e varfër të popullsisë.
Kryemadhi: Ta vazhdoj unë atë që dua të them, do pushosh tani, që të të kuptoj unë. Ty do vazhdojë të të plasi shpirti dhe që të mos ketë më Selfo Kapllani që të mos të të heqi ty ndihmën ekonomike, boll tani qetësohu dhe më ler të flas.
Video:
Diskutime rreth kësaj post