Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të mërkurë për bashkëqeverisjen e vendit përmes kanalit të komunikimit Shqipëriaqëdua.al.
Janë bërë publike rastet të cilat janë zgjidhur nga kjo platformë. Një nga ata ishte edhe rasti i një familjeje e cila ishte në kushte shumë të vështira. Në kërkesën që bashkëshortja kishte bërë në këtë platformë, burrit të saj i ishte ofruar një punë.
Vetë ai ishte i pranishëm për ta bërë publik rastin. Rasti kaloi edhe me batuta nga kryeministri Rama, pasi burri kishte emocione.
Pjesë nga biseda
Rama: Vazhdo fol, ke emocione? E kërkoi gruaja punën
Qytetari: Po
Rama: Atëherë rroftë gruaja, shumë të fala
Më pas Rama ka marrë fjalën vetë dhe ka bërë dhe thirrje që qytetarët të mos hezitojnë për tu drejtuar platformës.
“Familja ishte në kushte shumë të vështira. Vullneti ishte i gatshëm të punonte, por nuk kishte një mundësi. Duke iu drejtuar platformës e shoqja koordinatorja duke iu drejtuar sektorëve të punësimit, u arrit që ai të punësohej dhe ai të gjente një punë. E sollëm këtë rast se nëse duam një punë të mos hezitojnë ti drejtohen platformës” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post