Qytetari Korab Shehi tregon dhunën e ushtruar nga policia gjatë natës në Dibër, me maska dhe me armë.
Dhuna e policisë e cila provohet edhe nga pamjet filmike, nuk ka kursyer edhe gratë dhe fëmijët.
“Ishte ora 03.00 e mëngjesit. Unë rri në kat të parë dhe në kat të dytë dhe të tretë i kishin thyer dyert të gjitha. Kur dola unë ata po zbritnin poshtë”.
“Ishin me maksa, kallashnikov dhe gjithçka. Në atë kohë u thashë: Çfarë është? Jo skemi punë, më tha kush je. I thashë emrin, pastaj ata shkuan te nusja e kushëririt. Ngaqë e dija që ishte me 3 fëmijë të vegjël shkova atje. Kur shkova atje, ata aty më shtynë, nuk më lanë dhe më përplasën për mur”.
“Nuk më lanë që të shkoj aty. E dija që kishte për ti rënë të fikët nuses së kushëririt. Asaj i ra të fikët në rrugë, ndërsa djali I kushëririt shkoi të marrë makinën, policët i thanë; lere të vdesë në rrugë, sepse i ra të fikët në rrugë. Policët na kanë godit mua dhe djalin e kushëririt, na kanë rrahur. I kanë futur dhe në furgon dhe i kanë rrahur me shkop gome, plus që e kanë godit dhe në fytyra”, thotë Korab Shehi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post