Ndërkohë që banorët e zonës së Astirit në Tiranë kanë 12 ditë që protestojnë, kryebashkiaku Veliaj u shpreh dje që shanset për anulimin e këtij projekti janë zero. Përballë faktit që shtëpitë e tyre edhe mund të shemben, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.
Deri më tani ata shprehen se u është premtuar vetëm një vit qira, e kjo është qesharake sipas tyre.
Një qytetar tha nga protesta para mediave:
Kam një pyetje për Erion Veliajn: Nëse të gjithë ne do të vinim poshtë shtëpisë tënde dhe të thoshim dil jashtë dhe do ta paguajmë qiranë për 1 vit diku tjetër, a do të dilje?!
Se politikanët janë kthyer nga hiena në kabinalë! Kanibal është njeri që ha njeriun.
Diskutime rreth kësaj post