Sot është shembur godina tre katëshe te Universisteti Bujqësor. Godina është shembur me shpërthim të komanduar nga forcat xheniere. Ndërkaq, në momentin e shembjes në vendngjarje ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Godina dikur kishte shërbyer për banim, ndërsa në vitin 2016 qytetarët u zhvendosën që aty për shkak të amortizimit të saj.
Sakaq, tërmeti i 26-nëntorit e dëmtoi atë, ndërsa u mor vendimi për ta shembur. Po ashtu janë edhe tetë godina të tjera pranë Universitetit Bujqësor që do të shemben pasi janë dëmtuar nga tërmeti.
Ndërkaq, gjatë inspektimit në zonë, një qytetar i shprehu shqetësimin Ramës, ndërsa ky i fundit i tha se do të marrë shtëpi me qira.
Biseda:
Qytetari: Jam vetë i pestë me kalamaj aty kam jetuar, pasaportizimin e kam në Kamëz, as në Kamëz nuk më japin..
Rama: Do marrësh shtëpi me qira
Qytetari: Por nuk më japin
Rama: Do marrësh, nuk ka s’më japin, siç kanë marrë ata 800 do marrësh edhe ti
Qytetari: Më thonë shko në Laprakë.
Rama: Vëllai do marrësh shtëpi me qira, mos e diskuto, fare, Megi meri kontaktin
Diskutime rreth kësaj post