Duda Balje si një prej politikaneve që përfaqëson ndër vite interesat e boshnjakëve në Republikën e Kosovës ka qenë në vëmendje të mediave pas akuzave të bëra ndaj Ardiana Hoxhiqit për bashkëpunimin me serbët.
Balje ka thënë se Hoxhiq ka arritur të marr dy pozitat e rezervuara për boshnjakët në Kuvend me votat e marra nga serbët, dhe sipas saj një gjë e tillë është e kundërligjshme dhe duhet adresuar në Gjykatë Kushtetuese.
E duket se për këtë çështje Balje ka edhe përkrahjen e qytetarëve. Ajo sot është ndalur nga një qytetar në shesh, i cili i ka dhënë Baljes kurajo që të mos dorëzohet karshi Ardiana Hoxhiqit.
“Mos lëshoni pe, Adriana Hoxhiq i jep 6 mijë boshnjakë për një serb”, i ka thënë qytetari.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post