Përveç panikut të krijuar nga tërmetet, një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në lokalin “Belmondo”, në kryeqytet. Me urgjencë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa në rrugë janë një numër i madh qytetarësh, të cilët kanë dalë jashtë të frikësuar.
Lokali ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë, ndërsa mësohet se zjarri ka rënë në një kondicioner.
Ndërkohë kujtojmë që shumë qytetarë të kryeqytetit kanë vendosur të kalojnë natën jashtë nga frika e tërmeteve, pasi vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i cilësuar ky si tërmeti më i fortë i dekadave të fundit.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post