Elbasani është kryeqendra e festimeve për Ditën e Verës, edhe pse në mesditë, shumë qytetarë kanë vendosur të udhëtojnë në drejtim të Elbasanit me automjetet e tyre, duke bërë që të bllokohet hyrja e qytetit.
Autostrada Tiranë-Elbasan, është e bllokuar në drejtim të Elbasanit.
Rruga është tërësisht e bllokuar në drejtim të Elbasanit. Janë me qindra automjete që shkojnë në Elbasan edhe pse është ora 1 e drekës, është e gjithë autostrada në drejtim të Elbasanit, e bllokuar.
Edhe pse në kohë dreke, të gjithë qytetarët janë të interesuar të shkojnë për të konsumuar vaktin e drekës.
Sot, Elbasani deri në mbrëmje pret të zhvillojë një sërë aktivitetesh. Qyteti është vizituar sot nga kryeministri Rama dhe personazhe të tjerë të politikës.
Festa pagane, ka nisur prej dy ditësh në qytetin e traditës, por festimet e shënojnë kulmin me datë 14, që konsiderohet edhe si dita e verës. Aktivitetet janë të larmishme duke nisur nga koncertet dhe te karnavalet.
Diskutime rreth kësaj post