Taksa që qytetarët duhet të paguajnë për të kaluar në “Rrugën e Kombit” ka revoltuar shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë. Në rrjetet sociale ka shumë reagime negative, ndërsa figurat publike e shprehin mosdakordësinë edhe përmes ironisë.
“Nëpër autostradë duhet me pagu pare, m’i ra asaj rrugës vjetër na i marrin paret me maska. Nuk e din njeri qysh me shku te deti. Veç me u organizu me helikoptera…”, shkruan gazetari kosovar Berat Buzhala.
Ai e cilëson qesharake taksën tejet të tepruar, ndërsa i kujton Ramës se kjo është komike përderisa në Shqipëri ende nuk janë përfunduar urat.
“Taksa që e ka vu Edi Rama për “Rrugën e Kombit” është qesharakisht e lartë. Me t’i marrë 5-10 euro pse ki me i bo 50-70 kilometra rrugë, është e trishtueshme. Kaq pare njerëzit i harxhojnë benzinë ose naftë me shku deri ne deti. Imagjinojeni dy familje me golf dysha kur shkojnë n’deti në Shengjin me i pagu gjithë këto pare. Plus me u kthy. Fut e n’krytë Serbinë e kalon, rreth 300 kilometra autostradë, me pak a shumë këtë çmim. Sot, na familja jonë, kemi me shku me tri kerre në Shqipëri. Kuptohet edhe kemi me u kthy. Gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri kemi me i harxhu minimum 200-300 euro, të cilat shkojnë për ekonominë e Shqipërisë. Shto tash këtu edhe 30-50 euro për rrugë. Komike Zoti Rama, komike. Në anën tjetër ende urat nuk i ke të përfundme…”, shkruan Buzhala.
Diskutime rreth kësaj post