Drejtuesi i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori i ka bërë një skaner situatës politike në vend dhe skandaleve korruptive që kanë plasur së fundmi. Në një intervistë për “Top News”, Z.Qori ka thënë se spektri i vjetër partiak ka një konsensus të heshtur brenda vetes që të shkurajojë, të pengojë dhe të përpiqet të kontrollojë punën e institucioneve të reja të drejtësisë. Sipas tij, po arrestohen disa njerëz dhe ish-funksionar të korruptuar, mirëpo disa funksionar tejet të korruptuar sipas Qorit,si Edi Rama, Erion Veliaj, apo Ilir Meta ende nuk po goditen nga SPAK. Nga ana tjetër, Arlind Qori ka folur edhe për skemën mafioze të shekullit 21me microcreditë, ku sipas tij të përfshira janë edhe institucionet publike.
-Zoti Qori, duket se gjendja e opozitës në tërësi, jo si parti e përveçme pasi në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një diversitet të ofertës politike dhe pikëpyetja e të gjithëve ka qenë nëse do të ketë bashkime aleancash? Ju keni qenë goxha parimor në bindjet tuaja, parti të tjera kanë nisur të bëjnë edhe koalicione e bashkëpunime, çfarë do të bëj Lëvizja Bashkë në këtë drejtim, do përpiqet të thërrasë jo domosdoshmërisht parti por grupe interesi, shoqata ose pjesë të tjera që mund ta ndihmonin në zgjedhjet e ardhme?
Lëvizja Bashkë do t’i qëndrojë besnike parimeve të veta, ndershmërisë, konsudiences parimore, e ideve tona, nevojës për një alternativë morale që e sheh problemin në vërtetësinë e vet, sheh ndërthurjen e interesave okulte midis politikës së vjetër dhe politikës së oligarkisë ekonomike dhe krimit të organizuar. Në zgjedhjet e ardhme do të futemi me shumë qytetarë bashkë me përfaqësues të grupeve të interesit, nga njerëzit me aftësi ndryshe te sindikatat, grupimet ambjentalisht e të drejtave ligjore. Kur bie fjala te spektri politik ne kemi një jo të madhe e të padiskutueshme për të gjithë partitë politike që e kanë batërdis Shqipërinë deri më sot. Në rast se ndonjë parti e re do të gjej guximin dhe forcën e karakterit që të vij pranë nesh, ne jemi në parim të hapur për bashkëpunim por gjithsesi kur vjen puna te bashkëpunimi.
Ndonjëherë më vijë dhe mesazhe në telefon dhe i refuzoj në emër të parimeve të mia. Ne nuk pranojmë bashkëpunimin me asnjë nga partitë të cilat e kanë zhvatur Shqipërinë, kandidojë për ta ri zhvatur vendin dhe pse nuk kanë një projekt alternativ moral e politik e ekonomik. Ne qëndrojmë larg këtyre partive dhe shqiptarët duhet të bashkohen për t’i hedhur në kosh partitë e vjetra dhe për t’i dhënë besimin një partie që ka përgatitjen, konsekuencën e boshtin e duhur moral siç është Lëvizja Bashkë.
-Nuk po shohin ndryshime në Kodin Elektoral por duket se është i ashpër për partitë e vogla. Është një perceptim që kodi aktual mund t’i dëmtojë partitë e vogla, në këtë sens mund të kishte bashkëpunim dhe për Kodin Elektoral apo nuk mund të bënte ndonjë ndryshim përderisa do të varej nga votat e Ramës në fund të fundit?
Kodi Zgjedhor mund të shkojë me 84 deputet dhe parimisht duhet konsensusi i partisë në pushtet. Pa partinë në pushtet nuk ndodh asgjë. Kodi Zgjedhor nuk ndryshon me revolucione, me njerëz që vërshojnë rrugëve. Kodi Zgjedhor mund të bëhet më i mirë se ka mjaft probleme, por më shumë problemet i shoh në administrimin e votës dhe më mirë votimi të ishte elektronik dhe në këtë mënyrë do të shmangte marrëveshjet e pista mes komisionerëve, numëruesve të votave ku përpiqen të ndërhyjnë dhe në ndryshimin e rezultatit të votave. Doja të ashpërsoheshin masat për këdo që përpiqet të ndërhyjë në votë, SPAK duhet të tregohet më i ashpër dhe të mos lejojë të manipulohen proceset zgjedhore.
Nga ana tjetër do të ishte mirë të miratohej vota e diasporës pasi do i jepte Parlamentit një përmasë më demokratike e më përfaqësuese. Mendoj se qeveria tronditet më shumë, e shpesa ngjallet më tepër në shoqëri nëse ne merremi me çështjen e rritjes së pagave, pensioneve, të minimumit jetik, të luftës ndaj korrupsionit, etj, mua më vjen keq se më shumë na marrin energji rregullat e zgjedhjeve, shumëçka zgjedhjet e ardhme varet nga fryma e nga entuziazmi. Nëse qytetari shqiptar do të shkojë me shpresën për më mirë në kutinë e votimit apo do të shkojë pesimist duke tërhequr këmbët zvarrë e duke u kthyer nga rruga për në qendrën e votimit dhe duke i dhënë besimin partive të establishmentin të vjetër politik.
-Të nxit ideja e debateve parlamentare, beson se do të bënit një punë të mirë me të qenurit parti parlamentare pasi kemi parë Lëvizjen Bashkë dhe organizatën politike më herët si pjesë të terrenit, aksionit, demonstratave?
Unë e vlerësoj shumë sistemin parlamentar anglez ku partitë politike janë përballë me njëra-tjetrën, ku ka debat të fortë e cilësor por nuk ka rrugaçëri. Fatkeqësisht Parlamenti në Shqipëri ka rrugaçëri, ka mungesë profesionizmi, ka njerëz të hurit dhe të litarit brenda dhe ka shumë pak debat cilësor. Në këtë sens, nuk është ndonjë kënaqësi e madhe të ndash hapësirën me njerëz ku gjysma e të cilëve do të duhet të përfundonin në burg po të kishte drejtësi në këtë vend. E prap se prap, Parlamenti është shumë i rëndësishëm pasi përballë kundërshtarëve të tu politik ke një platformë ku ti i jep zërin e shoqërisë, zërin e votuesve, zërin e mbështetësve të tu. Sigurisht që unë nuk kam shpresë se përmes fjalimeve tona ne do kthejmë vullnetin e deputetëve të partive të tjera sepse ata nuk duan të dëgjojnë zërin e arsyes, qytetarëve.
Megjithatë Parlamenti është shumë i rëndësishëm për të patur një platformë nga ku ne nuk mund të injorohemi më. Idetë tona nuk mund të injorohen më, ne mund të marrim iniciativa ligjvënëse dhe do jenë në përgjegjësinë e atyre që do të kenë pushtetin për t’i rrëzuar ato. Duke qenë jashtë siç kemi qenë sot, sigurisht kemi bërë shumë punë, e kemi ngrit zërin, kemi organizuar demonstrata dhe protesta shumë të forta por përsëri na ka munguar ky mekanizmi institucional i votës brenda Parlamentit dhe i iniciativës ligjvënëse. Ne para një viti e gjys kemi dorëzuar 21 mijë firma qytetarësh në Parlament për projektligjin e minimumit jetik. Parlamenti i Shqipërisë fle, sikur ne të kishim deputet brenda Parlamentit dhe anëtarë në Komisionet Parlamentare , ky projektligj do ishte fut në rendin e ditës. Synimi ynë është që së afërmi t’i kemi këto përmasa politike.
-Më bëri përshtypje që the po të kishte drejtësi në këtë vend që implikon e nuk ka drejtësi, çfarë mendon për punën e SPAK-ut?
Mendoj se ka bërë disa hapa të mirë përpara, mirëpo këto hapa janë ende të pamjaftueshëm. Numri dhe pozicioni hierarkik i njerëzve që duhet të përfundojnë përpara drejtësisë duhet të jetë mjaft më i madh. Po goditen disa njerëz dhe ish-funksionar të korruptuar, mirëpo disa funksionar tejet e korruptuar e mendoj se janë të korruptuarit kryesor në këtë vend, për zotin Veliaj e zoti Rama. Janë ende të paprekur nga SPAK-u. Nga ana tjetër edhe politikanë të takëmit të Ilir Metës, që ka vite që flet me një fjalor rrugaçi për misionet e drejtësisë pa i hyrë gjë në këmbë.
-Ju e dënoni këtë gjuhë kundër SPAK-ut?
Patjetër, unë mendoj se gjuha rrugaçërore nuk mund të ketë vend në institucione. Rrugaçëria nuk mund të ketë vend në institucione e aq më keq nga politikanë që e kanë vendin në burg. Politikanë që ç ‘nuk kanë bërë e çnuk kanë vjedhur dhe në fund farë kanë guximin të përdorin një fjalor aspak të dejtë për në institucionet të tjera. Spektri i vjetër partiak ka një konsensus të heshtur brenda vetes që të shkurajojë, të pengojë dhe të përpiqet të kontrollojë punën e institucioneve të reja të drejtësisë. Deri në një farë pike, ia kanë arritur. Shumë prej atyre që duhet të ishin përballë drejtësisë, nuk janë ende, mirëpo unë kam ende shpresë dhe se ka integritet brenda për brenda SPAK-ut.
-Iu pashë në një proteste për mikro-kreditë, ka një afat kur Prokuroria duhet të dalë me një qëndrim për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genc Sejkon nëse ka patur apo jo shpërdorim detyre nga ana e tij, si i keni parë mikro-kreditë?
Janë skandaloze dhe fajdet dhe firmat piramidale të shekullit 21. Nëse në shekullin 20 ishte Sudja e Xhaferi, që na merrnin shtëpitë, e na merrnin gjithë pasuritë që kishin, rrogat e pensionet, këta tani marrin nga mikro-kreditë që shumë pak lekë të japin, pak qindra mijë lekë, të marrin miliona pastaj ku të bllokojnë rrogën, pensionet, ndihmën ekonomike e të marrin edhe shtëpinë. Kjo është një skemë e tërë mashtrimi e inkurajuar dhe e mbrojtur nga institucionet publike, ku fatkeqësisht këto firma të mikro-kredisë kanë ndikim të madh sa kohë unë reklamat e tyre unë i gjej në shumë televizione. Është një skemë mashtrimi, është një skemë për të zhvatur qytetarët dhe që e shtyn qytetarin të shpenzojë më shumë se ç’ka.
Diskutime rreth kësaj post