Qindra xhami në të gjithë Francën do të jenë pjesë e një organizimi me dyer të hapura në shkallë të gjerë, duke ofruar shpjegime dhe një çaj vëllazërie për të gjithë vizitorët e pranishëm, për të mbrojtur tezën e bashkëjetesës me fenë islame, në një vend të tronditur nga sulmet xhihadiste.
Një vit pas sulmeve terroriste të janarit 2015 kundër gazetës së përjavshme ”Charlie Hebdo” dhe supermarketit ”Hyper Cacher”, kjo nismë është ndërmarrë nga Këshilli Francez i Fesë Myslimane (CFCM), organi përfaqësues i xhamive në Francë.
“Na janë drejtuar pyetje për atë çka ne mund të kryejmë për të forcuar harmoninë dhe bashkimin kombëtar me rastin e ceremonive përkujtimore”, sqaroi për median presidenti i CFCM, Anouar Kbibech.
“Në vend që të kundërpërgjigjemi ndaj këtyre akteve tragjike, është më me vlerë dhe e rëndësishme të përkujtojnë ‘frymën e 11 janarit’, atë të parakalimit gjigant të së dielës me praninë e qindra qytetarëve që ndoqën sulmet”, vijoi ky zyrtar.
”Me objektivin për të krijuar një marrëdhënie sa më të ngrohtë dhe mirëkuptimi me besimtarët dhe bashkëqytetarët në tërësi, ne do të çojmë përpara vlerat e vërteta të fesë islame dhe do të rrëzojmë klishetë që kanë lidhje me dhunën dhe terrorin”, thekson Kbibech.
Diskutime rreth kësaj post