Gjendja vërtetë shqetësuese në kufirin me Greqinë, ku qindra shqiptarë presin prej tre ditësh në radhë ka sjellë reagime të shumta. Lidhur me situatën ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili shprehet se kryeministri Edi Rama po merr masa të egra edhe ndaj atyre që e lavdërojnë nëpër rrjete sociale.
“Komentuesit më të egër në FB, që nuk pranojnë asnjë kritikë nga Edi Ramës jetojnë në Greqi e në Itali. Pikërisht ndaj tyre Edi Rama merr masat më të egra”, shkruan Manjani.
Postimi i Manjanit:
“Komentuesit më të egër në FB, që nuk pranojnë asnjë kritikë nga Edi Ramës jetojnë në Greqi e në Itali.
Pikërisht ndaj tyre Edi Rama merr masat më të egra.
Keta të Greqisë i lë rregullisht në radhë duke shkumëzuar për të hyrë e dalë në Shqipëri. Ata të Italisë i gjëmonte me policë e gjoba të larta në fillim të marsit.
Sa më egër i trajton Edi Rama aq më shumë e lavdërojnë!
Jo shumica, sigurisht.
P.S. Jo për cinizëm, po për hir të së vërtetës duhet t’ua sjellim në vemendje këto fakte “komentuesve pasionantë”, që ende e shohin Edi Ramën si udhëheqës global…”, ka shkruar Manjani.
Diskutime rreth kësaj post