Nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt do t’u jepen tekstet shkollore në përdorim falas.
Ky është vendimi i marrë sot nga Qeveria në mbledhjen e sotme, ku thuhet se çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për Arsimin.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, sqarohet në VKM.
Diskutime rreth kësaj post