Edi Rama e quan te mbyllur, zgjidhur problemin e Zharrezes.
Qeveria degjoi dhe ka futur ne procedure demshperblimin e banoreve te demtuar nga teknologjia barbare e Bankers.
Po a eshte ky fundi?
A do kemi neser nje grup tjeter njerezish ne te gjithe fushen e Patos-Marinzes qe demtohen nga Bankers?
Qeveria mund ta bej perhere kete qe thote se po ben kete here, demshperblimin e te demtuarve, por kjo nuk i jep fund shfrytezimit barbar te pasurise kombetare, madje e pasoja te qarta per banoret rreth e rrotull fushave te naftes.
Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij javor ka folur për protestën e banorëve të Zharrëzës, duke garantuar se qeveria do të jetë në krahë të tyre.
Ndërsa theksoi se është ndaluar injektimi i ujit teknologjik, Rama bëri me dije se po punohet për të evidentuar të gjitha dëmet që kanë pësuar banesat e banorëve të Zharrëzës dhe pas kësaj atyre do t’u jepet edhe dëmshpërblimi i plotë.
“Qeveria e dëgjoi me vëmendje shqetësimin e tyre dhe angazhoi një ekspertizë dhe sipas tyre patjetër që lidhet me zonën. Qeveria ndaloi injektimet e ujit teknologjik dhe tani presim konkluzionin përfundimtar të ekspertizës. Banorët kanë qenë të braktisur nga shteti, do të zgjidhim njëherë e mirë problemet. Qeveria po punon për të evidentuar të gjitha dëmet dhe invetari është në përfundim. Kemi folur me kompaninë dhe po punohet për dëmshpërblimin sa më parë”, u shpreh kryeministri Rama.
Më tej kryeministri Rama bëri fajtore për situatën në sektorin e naftës qeveritë e kaluara duke theksuar se më në fund po vendoset rregull.
“Qeveria po vendos rregull dhe shtet pas 25 vitesh anarki në sektorin e naftës”, u shpreh Rama ndërsa shtoi se “Përgjegjësit për atë që ka ndodhur në Zharrëz bëjnë sot avokatin e banorëve, por e kanë kot, se problemin nuk mund t’i zgjidhin ata që e kanë krijuar, por ne”.
nga SkaNdal
Diskutime rreth kësaj post