Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë ka dënuar sot transferimin e katër të burgosurve të nacionalitetit serb nga Mitrovica Veriore në burgun e Gërdocit në Podujevë, duke thënë se ky akt i autoriteteve të Kosovës e ka vënë “në pikëpyetje sigurinë e këtyre njerëzve.”
Qeveria serbe reagon për transferimin e të burgosurve serbë në Podujevë
Zyra që udhëhiqet nga drejtori Marko Gjuriq, ka vlerësuar se veprimet e tilla të qeverisë së Kosovës, i shkelin parimet themelore të të drejtave të njeriut. Ata e kanë quajtur “provokues” veprimin e autoriteteve kosovare.
“Ky veprim ka shkaktuar drejtpërdrejtë tek vendimi i të burgosurve në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë për të hyrë në grevë urie, nga frika se ata mund të transferohen në një burg në të cilin do të detyroheshin t’iu përgjigjeshin vetëm shqiptarëve,” thuhet në reagimin e Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovë, njofton mediumi serb Novosti.
Zyra për Kosovë në qeverinë serbe e quan të njëanshëm veprimin e autoriteteve kosovare, derisa ka kërkuar nga organizmat ndërkombëtar ta mbikëqyrin këtë rast, raporton Insajderi.
“Ne paralajmërojmë se një veprim i tillë i njëanshëm i Prishtinës është tallje me jetën e njerëzve dhe për këtë arsye është e nevojshme që të reagojnë dhe organizmat ndërkombëtar që mbikëqyrin funksionimin e gjyqësorit në Kosovë”, thuhej në reagimin e Zyrës serbe për Kosovë.
Katër të burgosur të nacionalitetit serbë janë transferuar sot nga Qendra e Paraburgimit të Mitrovicës së Veriut në burgun e Podujevës. Sipas burimeve të Insajderit brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës një veprim i tillë është ndërmarrë sipas një marrëveshjeje me misionin e EULEX-it në Kosovë.
Në mesin e të transferuarve është edhe nënshtetasi serb, Slobodan Gavriç, i dënuar me 13 vjet burgim për terrorizëm në Kosovë.
Diskutime rreth kësaj post