Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka konsideruar një nder dhe përgjegjësi sfiduese të qenurit pjesë në kabinetin e ri qeverisës ‘Rama 3’. Me një postim në Facebook, Spiropali shkruan se do ta bëjë detyrën me mendje dhe zemër tek shqiptarët.
Postimi i Spiropalit:
“Besimi për të shërbyer në kabinetin ‘Rama 3’ është një nder i madh dhe përgjegjësi sfiduese që do bëj çmos t’i përballoj si e meritojnë. Do ta kryej këtë detyrë të lartë me çdo ditë dhe çdo çast në mendje e në zemër Shqipërinë dhe njerëzit e Saj të jashtëzakonshëm, historinë e Saj të mundimshme dhe të ardhmen e Saj gjithmonë e më të mirë. Mirënjohje!”– shkruan Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post