Juristi i njohur Romeo Kara është shprehur se qeveria Rama 3 që do të formohet javën e ardhshme ka nevojë për njerëz të rinj, qasje të re dhe vizion të ri. Juristi shton se nëse PS nuk do ta përqafojë ndryshimin, do të jetë ndryshimi që do ta marrë përpara atë.
Postimi i juristit:
“Mandati i trete, thyerja e trendit te largimeve.
Ne kete mandat PS do t’a kete sfiden me vetveten, pa u fshehur me pas opozites ishpozite.
Nese PS nuk do t’a perqafoje ndryshimin, do te jete ndryshimi ai qe do t’a marre perpara ate.
Sigurisht qe ndryshimin mund ta sjelle vetem nje administrate ndryshe nga ato te servirura pergjate 30 viteve te fundit, qe do te konceptohet si sherbyese reale publike, larg patronalizmit dhe klientelizmit, ngritur vetem nen frymen e devotshmerise dhe meritokracise.
Njerezit po i largohen mungeses se sigurise juridike, mjeteve te jeteses dhe perspektives, prandaj trendi i ikjes, qe po kap fatalisht edhe shtresen e mesme, kerkon qasje te sinqerte dhe konseguente ne luften kunder varferise, krimit, korrupsionit, monopoleve dhe oligopoleve, te rishperndarjes se drejte te pasurise dhe te te ardhurave, formalizimit te plote te ekonomise dhe forcimin e autoritetit te shtetit.
Te shpresojme qe ndryshimi ne qeverisje, nuk do te jete thjesht siperfaqesor dhe nen ndikimin e grupeve te dala boje te interesit, por nje risi reale perqafuese e ndryshimit te shumepritur.
Duhen njerez te rinj, qasje e re, vizion i ri.”, ka shkruar Kara.
Diskutime rreth kësaj post