Deputeti Myslim Murrizi i pyetur nga në emisionin “Arena” në lidhje me rezultatin e protestave të opozitës se çfarë prodhuan ato politikisht, deputeti shprehet se ato janë e vetmja instrument për të rrëzuar një qeveri që nuk ka mbajtur premtimet e saj.
“Ne kemi mision të protestojmë, për të gjitha zullumet që ka bërë kjo qeveri. Duke filluar që nga hashashi, mashtrimi me 300 mijë vende pune, vjedhjet galopante, PPP. Nëse bindeni që kemi këtë mision të gjithë së bashku si opozitë, atëhere të protesojmë. Të protestojmë që të tregojmë që jemi shumicë dhe t’iu tregojmë qytetarëvë së kjo qeveri nuk mbajti asnjë premtim” tha Murrizi.
Murrizi gjithashtu u shpreh se ka qënë edhe kundër djegies së mandateve nga ana e opozitës, e sipas tij kriza politike ne vend i ka rrënjët te pazari i pisët i prillit 2018 mes Bashës dhe Ramës.
Diskutime rreth kësaj post